Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

Protesta e opozitës, katër të arrestuar/ Berisha: Dy prej tyre kishin ardhur si turistë nga Kosova, njëri djali i një ish-luftëtari të UÇK

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se dy nga personat e arrestuar për protestën e djeshme ishin turistë nga Kosova dhe nuk kishin lidhje me protestën.  Sipas tij, njëri prej tyre ishte djali i një ish luftëtari të UÇK-së. Berisha tha se ai ishte arrestuar vetëm se ai kishte bërë foto me të. Kryedemokrati kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.  “Janë ndaluar 10 nga të cilat 4 janë arrestuar. Këta dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.  E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë. Kanë qenë këtu pas protestës, në mos gabohem. Kanë bërë foto. Njëri më tha se...