Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Ish-ministri i Rendit, Bajram Yzeiraj, i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të tregojë maturi dhe përmbajtje gjatë menaxhimit të protestave të opozitës, duke paralajmëruar se duhet të shmangen situata si ato të Protesta e 21 Janarit 2011. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” të gazetarit Andrea Danglli në A2 CNN, Yzeiraj theksoi se policia ka detyrim ligjor të përdorë forcën vetëm në raste të domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale. “Policia ka detyrim ligjor jo vetëm të jetë e duruar, por edhe nëse lind nevoja për të përdorur forcën, forca duhet të përdoret kur është e domosdoshme. Kur është i domosdoshëm përdorimi i forcës, në mënyrë proporcionale dhe në përpjestim me forcën e dhunës që përdorin tubuesit. Policia është për parandalim dhe për...