Protesta e opozitës, Hoxha: PD duhet të rrijë çdo natë para Kryeministrisë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka komentuar mbi intensitetin e protestave të opozitës gjatë një interviste televizive. Hoxha u shpreh se protestat duhet të jenë më intensive dhe sipas tij, opozita duhej të ishte çdo natë përpara Kryeministrisë. “Do duhet të ishte më intensive, do duhet të ishim çdo natë aty, megjithatë vendimet nuk i merr Lisandri, është një ekip më i gjerë që gjykon. Nëse vendimet do t’i merrte Lisandri, çdo natë nga data 12 maj e mbrapa, apo nga publikimi i raportit të OSBE-ODIHR-it e pas, unë do rrija çdo natë te Kryeministria, me të gjitha strukturat e PD, duke ftuar edhe qytetarët,” tha ai. Hoxha theksoi gjithashtu se klima politike dhe sociale në vend ndikon në pjesëmarrjen e...
Burimi:
sot.com.al