Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjerkmarkaj, hapi protestën kombëtare të opozitës, duke deklaruar se kjo nuk është një protestë e zakonshme, por një reagim ndaj një sistemi që, sipas tij, ka humbur legjitimitetin dhe po shkon drejt fundit. Gjerkmarkaj theksoi se qeveria ka shkelur çdo premtim dhe nuk ka më asnjë alibi, duke mbijetuar politikisht përmes shndërrimit të shtetit në instrument pushteti. “Kjo nuk është një protestë e zakonshme, por këtij sistemi pa legjitimitet po i vjen fundi. Ky sistem ka shkelur çdo premtim dhe nuk ka më asnjë alibi. Ka mbijetuar politikisht duke shndërruar shtetin në instrument pushteti. Pasojat janë të qarta: eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, njëzimi i partisë me shtetin, korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje. Jeta e shqiptarëve është...