Protesta e opozitës, gazetari: Berisha konfirmoi rolin si faktor politik, ja mesazhi që iu dha ndërkombëtarëve
Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar protestën e fundit të opozitës, duke u ndalur te roli dhe funksioni që protestat kanë në periudha tranzicioni politik. Sipas Dedajt, historia politike e vendit tregon se protestat janë përdorur shpesh si instrument presioni, por vetëm ato të viteve 1991 dhe 1997 kanë çuar realisht në largimin e qeverive nga pushteti, pasi kanë qenë protesta jo politike. Ai theksoi se protestat zhvillohen për të ndërkombëtarizuar problematikat dhe çështjet e rëndësishme, për të përshpejtuar rënien e një qeverie, për të krijuar kauza dhe për të mbajtur vëmendjen publike. Gazetari vuri në dukje se protesta e fundit kishte strukturën e një proteste të menaxhuar. Sipas tij, përmes kësaj proteste, Sali Berisha dha mesazhin se mbetet një...
Burimi:
sot.com.al