Protesta e opozitës/ Fishekzjarrë dhe molotovë drejt autobotëve, shpërthime pranë efektivëve
Sërish tensione në protestën e PD në zonën e ish-Bllokut. Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt makinave të autobotëve. Në pamjet e siguruara nga News24 shihet se molotovët kanë shpërthyer pranë efektivëve që shoqërojnë automjetin. Ndërkohë ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa këta të fundit kanë hedhur drejt turmës gaz lotsjellës dhe ujë me piper. © BalkanWeb
Burimi:
sot.com.al