Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka dërguar mbrëmjen e sotme një mesazh deputetëve të mazhorancës. Në mesazhin e shpërndarë, Balla i njofton deputetët që nesër të paraqiten më herët në Kuvend, pasi do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar. “Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër,” thuhet në mesazhin e Ballës. Ditën e nesërme në Kuvend pritet të shqyrtohet në rendin e ditës çështja e imunitetit të ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku. Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit.
Burimi:
javanews.al