Protesta e opozitës/ “Blindohet” Kryeministria, policët me skafandër dhe maska kundragaz rrethojnë godinën
Teksa në bulevardin para Kryeministrisë pritet të nisë protesta e radhës e Partisë Demokratike, policia ka marrë të gjitha masat. Në pamjet e A2 CNN shihen efektivët e policisë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria Gjithashtu janë vendosur edhe gardhe metalike rrethuese, ndërkohë që qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar dhe në mes të rrugës është vendosur si dhe herët e tjera podiumi ku do të mbajnë fjalën demokratët me mbishkrimin “Rama ik”. Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria Ndërkaq gazetari i A2 CNN Anesti Barjamemaj raporton se në selinë blu sapo ka mbërritur Sali Berisha ku është pritur nga militantët e tij në ambientet e jashtme.
Burimi:
sot.com.al