Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të dalin në protestën kombëtare që do të zhvillohen në Tiranë të premten e 20 shkurtit. Ai akuzoi qeverinë se me ligjin e propozuar prej tyre në Kodin e Procedurës Penale synohet të mbrohet kryeministri dhe familja e tij. “Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta”, tha Berisha. I pyetur për skenarin Berisha u...
Burimi:
javanews.al