Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në seli, pritet me brohorima nga protestuesit

Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në seli, pritet me brohorima nga protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Selinë Blu pak minuta përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës përpara Kryeministrisë. Ish-kryeministri u prit me ovacione nga mbështetësit e shumtë, të cilët kishin mbushur oborrin e godinës së Partisë Demokratike në pritje të nisjes së tubimit. Berisha përshëndeti të pranishmit dhe më pas hyri në ambientet e selisë, nga ku pritet të nisë edhe marshimi drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga opozita. /vizionplus.tv