Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Protesta e opozitës, 10 të shoqëruar në komisariat
Pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, 10 protestues janë shoqëruar në komisariatin nr.1 të policisë në Tiranë. Në rajon kanë mbërritur dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë. Si pasojë u lëndua një qytetar, i cili u përfshi nga flakët dhe dy efektivë policie.