Protesta e Lapajt shpërthen sërish/ Qytetari shoqërohet me dhunë në komisariat

Protesta e Lapajt shpërthen sërish/ Qytetari shoqërohet me dhunë në komisariat

Tensione dhe përplasje janë shënuar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku aktivistë dhe mbështetës të Adriatik Lapaj po protestonin përpara godinës së Edi Ramës. Situata u tensionua kur forca të policisë ndërhynë për të larguar kartonët, karriget dhe sendet e tjera që protestuesit kishin vendosur në trotuar. Nga pamjet e publikuara shihet se një numër i konsiderueshëm efektivësh i kanë prishur strukturat e improvizuara dhe kanë marrë sendet, duke i ngarkuar në një mjet të policisë për t’i larguar nga zona. Në një moment, ndërsa Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministrisë, protestuesit e grumbulluar në bulevard kanë thirrur në kor slogane kundër tij “Edi Rama o hajdut”. Gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar në komisariat një prej aktivistëve. Pas këtij...