Protesta e Berishës sot në orën 18:00, policia s’i jep leje: Shkak dhuna në protestat e mëparshme
Opozita zhvillon sot protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë. Policia, në një reagim zyrtar ka deklaruar se duke parasysh atë që ka ndodhur në protesta e shkuara, me hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike, nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit. Megjithatë, në rast se ky subjekt politik vendos mbajtjen e protestës, policia bën me dije se janë marrë masa përsa i përket sigurisë. Blutë njoftojnë edhe rrugët në të cilat do të kufizohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve. “Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme...
Burimi:
sot.com.al