“Protesta e Berishës si festë politike”, Merkoçi godet qasjen e opozitës në Bulevard: Fishekzjarrë dhe fjalime të..

“Protesta e Berishës si festë politike”, Merkoçi godet qasjen e opozitës në Bulevard: Fishekzjarrë dhe fjalime të..

E thirrur si protestë kombëtare, por e perceptuar si tubim partiak, protesta e PD-së nuk arriti të prodhojë trysni reale politike, vlerëson analisti Fatmir Merkoçi. Në një intervistë për një emision televiziv, Merkoçi tha se protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë së Edi Rama pati pjesëmarrje, por dështoi të krijojë presion të gjerë shoqëror. “Ishte një protestë kombëtare e thirrur nga PD. Patjetër që kishte pjesëmarrje, por pyetja është: a e arriti qëllimin apo jo. Mund të themi që ishte riorganizim i opozitës për tu grumbulluar, por gabimi sipas gjykimit tim, është që për sa kohë një protestë kërkon që të vijë i gjithë populli, që në fillim ishte gabim, sepse ajo protestë u hap nga kryetari i partisë dhe u mbyll nga...