Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend sa i takon protestës kombëtare të thirrur nga Sali Berisha më 24 janar, që u shoqërua me tensione të forta. Ajo e theksoi se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë, por është përballur me dhunë. “Dua të them dy fjalë edhe për atë që është temë dite, me protestën që u zhvillua të shtunën dhe rolin e Policisë. Një diskutim u bë këtu duke përbaltur punonjësit e Policisë dhe kam detyrim moral e politik të sqaroj se Policia e kreu detyrën më së miri dhe me përpikmëri. Nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, u përball me dhunë! U sulmuan me lëndë piroteknike, në zemër të kryeqytetit dhe si pasojë u lënduan 11 punonjës policie. Polciia e Shteitt...
Burimi:
javanews.al