Protesta e 24 janarit/ Këlliçi fton qytetarët: Demokratët janë në këmbë, do jetë bashkim historik

Protesta e 24 janarit/ Këlliçi fton qytetarët: Demokratët janë në këmbë, do jetë bashkim historik

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale për protestën e 24 janarit. Këlliçi shkruan se demokratët janë në këmbë. Demokrati ka ndarë pamje nga takimi me kryesinë e degës 9 në Tiranë, ku deklaron se janë ndarë udhëzimet për ditët e mbetura përpara protestës.   Statusi i Këlliçit   Tirana zien, kudo flitet për 24 janarin, për të shtunën, për protestën. Demokratët janë në këmbë. Takime të pandalshme me strukturat dhe qytetarët. Me kryesinë e degës 9, ndamë sonte udhëzimet për orët dhe ditët që kanë mbetur deri sa bulevardi të oshëtijë si asnjëherë tjetër kundër korrupsionit dhe krimit. Do jetë bashkim historik. Mos mungo! Shihemi të shtunë, datë 24 janar, ora 17:00