Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

Le ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Ky është ky apeli që ka bërë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e zhvilluar para kryeministrisë, duke paralajmëruar protestën kombëtare të 24 janarit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për vjedhjen e shqiptarëve. “Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit. Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e...