Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Protesta e 24 janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e paralajmëruar e opozitës më 24 janar do të ketë një kërkesë të vetme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, kreu demokrat tha se zemërimi popullor është i madh dhe se shqiptarët nuk duan t’i shohin më me sy drejtuesit aktualë të qeverisë. “Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë me, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe”, deklaroi Berisha. Sipas tij, opozita nuk ka dhe nuk do të ketë skenarë të dhunshëm duke përjashtuar çdo paralelizëm me ngjarjet e 21 janarit. “Sali Berisha nuk...