Protesta e 24 janarit/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e kam thënë në 1990

Protesta e 24 janarit/ Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e kam thënë në 1990

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku u vendos organizimi i një proteste më 24 janar. Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se kushdo që dëshiron të angazhohet kundër kryeministrit Edi Rama, ka mundësinë ta bëjë këtë, duke theksuar se vendimet mbeten personale. “Në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë”, tha Berisha. Duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit, Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për atë që ndodhi. “21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka...