Protesta e 20 shkurtit/ Shehu: PD po përpiqet të bëjë luftën e saj, sheshet do të jenë plot
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha sot se PD po përpiqet të bëjë luftën e saj ndaj qeverisë socialiste të 12 viteve të fundit, përmes protestave të vazhdueshme. Në një dalje televizive, Shehu tha se sheshet do të jenë plot në protestën e thirrur nga opozita më dat 20 shkurt, kur sipas tij pritet një numër i madh njerëzish. Sipas Shehut, 20 shkurti është edhe një ditë simbolike e madhe, pasi përkon me rënien e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. “Data 20 shkurt është ditë simbolike e madhe. Është dita kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Është simboli i shembjes së diktaturave, regjimeve dramatike që ka kaluar ky vend. Kjo tregon se kur ka lëvizje popullore, regjimet përballen. PD po përpiqet të bëjë...
Burimi:
sot.com.al