Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar në studion e emisionit “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta e ditës së enjte do të jetë paqësore. Sipas Tabakut, qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën para Parlamentit, për vetë interesat e tyre dhe që janë të prekur direkt nga mënyra e qeverisjes së vendit. “Protesta do të jetë paqësore. Do të jetë protestë e qytetarëve të Tiranës. Ju e keni vënë re që kohët e fundit kanë qenë më të shpeshta, më periodike. Kanë qenë një herë në 10 ditë. Të enjten është edhe simbolika e Parlamentit dhe të protestosh kur Parlamenti diskuton imunitetin për arsye të një afere korruptive, unë besoj që është gjëja më normale që një opozitë mund të bëjë....
Burimi:
javanews.al