Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një strategji të fortë dhe të vazhdueshme protestash kundër qeverisë, duke deklaruar se opozita do të vijojë “betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës”. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se kryeministri ka humbur çdo formë legjitimiteti dhe se qytetarët janë gjithnjë e më të vendosur për t’u përballur me atë që ai e cilëson si një pushtet të paligjshëm. “Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet,” deklaroi Berisha. Sipas tij, opozita po sheh një rritje të madhe të mbështetjes qytetare, ndërsa zemërimi ndaj qeverisë po thellohet çdo ditë. “Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të...
Burimi:
opinion.al