Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Ndërkombëtarët presin rrëzimin e Ramës dhe fitoren tonë
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e njësive 8 dhe 9 në Tiranë theksoi se ndërkombëtarët presin rrëzimin e qeverisë. Ai ftoi çdo shqiptar t’i bashkohet protestës, duke thënë se ajo nuk ka karakter thjeshtë partiak, por ka karakter njerëzor dhe kombëtar. “Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë. Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore. Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu. Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie. Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak. Kjo është një betejë për ekzistencën,...
Burimi:
vizionplus.tv