Protesta/ Çollaku: Rama në panik. Porosi policisë të sulmojë gazetarët, nuk e shpëton askush nga marrja si i pandehur

Protesta/ Çollaku: Rama në panik. Porosi policisë të sulmojë gazetarët, nuk e shpëton askush nga marrja si i pandehur

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ka pasur “nervozizëm” dhe “agresivitet” nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestës së të shtunës të organizuar nga opozita, duke e lidhur situatën me, siç tha ai, një klimë të tensionuar politike. Ai deklaroi se kryeministri është “i depresuar, i nervozuar dhe i izoluar” dhe se, sipas tij, “kërkon të prodhojë ngjarje”, duke pretenduar se gazetarët mund të jenë “targeti më i përshtatshëm” për këtë qëllim. Në vijim, Çollaku hodhi akuza se kreut të qeverisë “i duhej një ngjarje” për ta paraqitur si përgjegjësi të opozitës, ndërsa vetë të dilte “në rolin e mbrojtësit”. Ai përmendi gjithashtu çështje që lidhen me të shkuarën e kryeministrit, duke treguar për ekzistencën e një “karteIe...