Protesta/Berisha thirrje qytetarëve nga Brukseli:Më 22 mars të ngremë zërin fuqishëm

Protesta/Berisha thirrje qytetarëve nga Brukseli:Më 22 mars të ngremë zërin fuqishëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit, duke theksuar se vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë është e fokusuar te qytetarët shqiptarë dhe opozita. Nga Brukseli, gjatë aktiviteteve në kuadër të 50-vjetorit të Partia Popullore Evropiane, Berisha deklaroi se reagimi qytetar është kyç për të treguar qëndresën ndaj qeverisë. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që më 22 mars të “ngrejnë zërin fuqishëm”, duke e cilësuar protestën si një “kryengritje paqësore”, që sipas tij duhet të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe më gjerë. “Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre...