Protesta, Berisha del nga selia e PD, i drejtohet Kuvendit

Protesta, Berisha del nga selia e PD, i drejtohet Kuvendit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet Kuvendit, aty ku opozita do të mbajë protestën e radhës në orën 10:00. Berisha është i shoqëruar nga mbështetës të tij dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetë të PD. Berisha do të jetë në krye të organizimit që PD do të zhvillojë brenda Kuvendit, ndërsa protestën jashtë, do e drejtojë Gazment Bardhi, i cili është përjashtuar nga Komisioni i Etikës. Bashkë me të, është përjashtuar edhe deputeti Klevis Balliu. PS e ka shprehur qartë qëndrimin e saj, rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kjo është edhe arsyeja, pse PD organizoi këtë protestë.