‘Prokuroria mbyll verifikimet për Irena Gjokën’/ BIRN: Gjyqtarja rezultoi e dënuar në Greqi

‘Prokuroria mbyll verifikimet për Irena Gjokën’/ BIRN: Gjyqtarja rezultoi e dënuar në Greqi

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve. “Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ...