Prokuroria ‘i shkon’ në zyrë Sakos, sekuestrohen dosjet për argjinaturën e Erzenit

Prokuroria ‘i shkon’ në zyrë Sakos, sekuestrohen dosjet për argjinaturën e Erzenit

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjet e kryera në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve masive që goditën zonën dhe shkaktuan pasoja të rënda, përfshirë edhe humbjen e një jete njerëzore. Në kuadër të këtij hetimi, organi i akuzës ka sekuestruar dokumentacionin e Bashkisë së Durrësit që lidhet me projektin e rehabilitimit të argjinaturës së lumit Erzen. Bëhet fjalë për dosjen e plotë të procedurave të prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të punimeve. Përmbytjet ndodhën pas daljes së lumit Erzen nga shtrati, duke prekur rëndë disa zona të Durrësit, konkretisht fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë, ku u raportuan dëme të shumta materiale dhe situatë e rëndë për banorët. Hetimet janë regjistruar pas situatës katastrofike të krijuar nga përmbytjet, të...