Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Proces i zgjatur dhe rrezik për standarde të dyfishta!

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Proces i zgjatur dhe rrezik për standarde të dyfishta!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin me nga 45 vite burg për secilin nga ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit Në reagimin e saj, Spiropali shpreh shqetësim të thellë për kohëzgjatjen e paraburgimit, që sipas saj ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.Lexo edhe :Related Posts Ministrja thekson se kjo situatë forcon perceptimin e një trajtimi të njëanshëm, veçanërisht kur krahasohet me mungesën e ndjekjes penale për shumë krime të kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile të Kosovës. Sipas saj, kjo pabarazi rrezikon të...