Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra
Shqipëria është vlerësuar si vendi i parë në rajon për transparencën dhe cilësinë e prokurimeve publike, sipas një raporti të Bashkimit Europian, përgatitur nga instrumenti SIGMA në bashkëpunim me OECD. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”, teksa e cilësoi raportin si shumë domethënës, duke theksuar se përmes shifrave dhe fakteve të publikuara, bie poshtë perceptimi negativ mbi marrëdhënien e Shqipërisë me korrupsionin. Raporti i BE-së, sipas kreut të qeverisë, është një instrument i besueshëm dhe cilësor, që ka analizuar panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajon, duke nxjerrë në pah përmirësimet e Shqipërisë. “Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe...
Burimi:
javanews.al