Projektligji për Policinë Bashkiake/ Ministrja Koçiu ndan detaje: Cilat janë risitë kryesore, standarde të unifikuara..
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se projektligji për Policinë Bashkiake është një vision i ri, që sipas saj synon ndërtimin e një Policie Bashkiake më profesionale. Sipas Koçiut, përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor. Po ashtu Koçiu lajmëron se projektligji parashikon një organizim të ri të Policisë Bashkiake në dy nivele, në nivel qendror dhe nivel vendor, duke vendosur standarde të njëjta profesionale dhe funksionale në të gjitha bashkitë e vendit. Niveli qendror...
Burimi:
sot.com.al