Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

Pas interesit të gazetarëve, që kanë kërkuar një qëndrim nga presidenti Bajram Begaj lidhur me ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Socialiste sa i përket posteve kushtetuese që nuk mund të pezullohen nga gjykata në detyrën a shërbimin publik që kryejnë, vjen një reagim nga Presidenca. Kështu në këtë reagim për mediat thuhet se “Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve.” Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, kryeministri Edi Rama dhe dy deputetë të tjerë të PS-së depozituan në Kuvend nismën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale duke shtuar...