Projektligji për kontrollin e investimeve të huaja/ Tabaku: Djalli fshihet në detaje, qeveria po…

Projektligji për kontrollin e investimeve të huaja/ Tabaku: Djalli fshihet në detaje, qeveria po…

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e investimeve të huaja, duke e cilësuar atë si të vonuar, të mangët dhe pa garanci reale për sigurinë kombëtare dhe standardet europiane. Ajo u shpreh se ka depozituar në Kuvend një ligj të plotë për screening-un e investimeve të huaja direkte (FDI), të hartuar me mbështetjen dhe ekspertizën e SHBA-së dhe BE-së, por theksoi se u rrëzua nga maxhoranca. Tabaku shtoi se qeveria vjen me një version të cunguar të të njëjtit ligj, “vetëm pasi krizat e korrupsionit kanë nxjerrë në pah rrezikun real që vjen nga mungesa e filtrave seriozë”. “Djalli fshihet gjithmonë në detaje,” theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se ligji i propozuar...