Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Tri ditë pas protestës së banorëve të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID, kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë sot në Durrës për t’u takuar me banorët. Raportohet se banorët dhe bizneset e prekura nga ky projekt janë kontaktuar mbrëmë nga drejtues të bashkisë së Durrësit, për të marrë pjesë në takim me kreun e qeverisë. Ndërkohë, këshilltarët opozitarë në bashkinë e Durrësit kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për verifikimin e ligjshmërisë dhe miratimin e dokumenteve të planifikimit territorial në lidhje me këtë projekt. Më 11 shkurt banorët që preken nga projekti “TID Durrës”, kanë protestuar përpara Bashkisë. Ata janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre. Gjatë protestës qytetarët u përplasën me këshilltarët dhe punonjësit...