Projekti TID në Durrës/ Rama takim me protestuesit: Do të rivlerësojmë banesat
74 familjet e Durrësit që preken drejtpërdrejt nga projekti TID në Durrës, u është mundësuar sot një takim me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për 74 familje, që do të shpronësohen me qëllim rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”. Pas rreth 2 orëve diskutime në ambientet e brendshme të bashkisë së Durrësit ku prezent ishin përfaqësues të 74 familjeve, banorët arritën një marrëveshje me qeverinë, referuar vlerësimit të pronave. Në dalje, kryeministri për mediat tha se do të bëhet rivlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore, do të rishikohet problemi i disa shtëpive që nuk disponojnë hipotekë dhe se do të rishikohen referencat e reja sa i përket vlerës së shpronësimit. Rama tha se projekti do të vijojë dhe se banesat që janë kapur nga plani...
Burimi:
opinion.al