Projekti TID në Durrës/ Rama: Po keqinterpretohet, por do të vazhdojmë me vendosmëri
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e qytetarëve për projektin TID në Durrës. Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama ka deklaruar se ky projekt po keqinterpretohet dhe po keqinformohet. Sipas Ramës, bëhet fjalë për një projekt me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të lashtë mesdhetar dhe për pozicionimin e Shqipërisë europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe. Po ashtu Rama ka deklaruar se ky projekt do të vaazhdojë me vendosmëri. ‘Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe. Zona Arkeologjike A...
Burimi:
ntv.al