Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!
Banorët e prekur nga projekti “TID Durrës” kanë dalë me një deklaratë publike pas diskutimeve të zhvilluara me përfaqësues institucionalë, kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako. Ata bën me dije se tri alternativat që u janë ofruar, pranimi i çmimit të shpronësimit (pak më të lartë), zhvendosja në zona periferike të përcaktuara, si dhe banimi në një objekt të zgjedhur nga Bashkia. Teksa kundërshtojnë alternativat e sipërpërmendura, banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit, pezullim të shembjeve, si dhe shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti. Banorët theksojnë se projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Sipas tyre ka prona të papërfshira në listën e shpronësimeve ose pa ekspertizë të qartë. “Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë,...
Burimi:
javanews.al