Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka pasur asnjë shqetësim apo presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por tha se ka faktorë të tjerë që nuk janë të interesuar që ai port të mos bëhet. “Për fat të keq ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që ka kaluar të gjitha fazat, dhe duhet të bënte ofertën e fundit, është tërhequr duke iu referuar krizës. Nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër ne vetë. Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion. Por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion, por jo nën presionin e SHBA siç thuhet. Sepse nuk ka pasur asnjë shqetësim...
Burimi:
javanews.al