“Projektet, gropa thithëse korrupsioni”/ Salianji nga Fieri: Rrugët e Rilindjes rrezikojnë jetët e qytetarëve
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit. Sot, ai ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët atje. Salianji renditi disa nga projektet korruptive infrastrukturore të Partisë Socialiste, që sipas tij janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni dhe për më tepër që rrezikojnë jetën e qytetarëve. “Shqipëria ka nevojë për një rotacion politik. E ka të domosdoshme, rotacionin, largimin e Ramës dhe qeverisë. Edhe socialistët janë po njësoj të pakënaqur nga keqqeverisja. Edhe qindra mijëra socialistë të ndershëm e dinë që kjo qeveri duhet të bjerë, se kjo qeveri lufton për një grusht njerëzish. Shohin korrupsionin, qytetet e zbrazur. Projektet që janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni. Si rrugët...
Burimi:
ntv.al