Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e Veriut po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke u zgjeruar me përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Fakultetit të Arkitekturës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe GIZ Albania, synohet ndërtimi i një qasjeje të integruar për adresimin e çështjeve të pronësisë dhe zhvillimin e projekteve të restaurimit. Lajmi u bë i ditur sot, 7 prill, nga ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, gjatë një aktiviteti në Malësi të Madhe, ku prezantoi ecurinë dhe fazat e ardhshme të programit. Sipas tij, nisma synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe kthimin e saj në një aset për zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale. Sipas tij, programi është aktualisht...
Burimi:
javanews.al