PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

Toni Gogu është ministri i ri i drejtësisë që zëvendëson kështu Besfort Lamallarin. Më parë Gogu ka qenë Prefekt i Qarkut Tiranë, Zëvendësministër i Drejtësisë dhe në legjislaturën e X të Parlamentit të Shqipërisë u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës. Gogu ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në hartimin e politikave ligjore që lidhen me transparencën, konfliktin e interesit dhe qeverisjen e mirë. Me formim në drejtësi dhe përvojë të gjatë në çështje ligjore e institucionale, ai ka qenë i angazhuar në disa procese reformuese që synojnë forcimin e integritetit të funksioneve publike. Para marrjes së detyrës si ministër i Drejtësisë, Gogu ishte akutalisht anëtar i kabinetit qeveritar si ministër pa portofol.