“Produkte të helmuara e të skaduara”/ Blushi, deklaratë për mediat: Rama e ktheu Shqipërinë në kazan, alarm kombëtar

“Produkte të helmuara e të skaduara”/ Blushi, deklaratë për mediat: Rama e ktheu Shqipërinë në kazan, alarm kombëtar

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se siguria ushqimore sot është kthyer në një alarm kombëtar. “Siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar për shkak për 13 vite në pushtet, Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë, klientë të pushtetit të tij kriminal, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një kazan mbetjesh për ushqime të kontaminuara dhe të skaduara, nga mishi me salmonelë nga Brazili, te ushqimet e skaduara të Europës e deri te qumështi pluhur e mielli i kontaminuar nga Serbia e Rusia”, tha ai. Gjatë konferencës për mediat, Tedi Blushi shtoi se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor dhe se ka kthyer Shqipërinë në një kazan produktesh të helmuara...