“Procedura të manipuluara dhe vonesa të qëllimshme”, Bylykbashi: Mazhoranca mbron Ballukun me urdhër të Ramës

“Procedura të manipuluara dhe vonesa të qëllimshme”, Bylykbashi: Mazhoranca mbron Ballukun me urdhër të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi sot mazhorancën se ka prodhuar më shumë se dy muaj vonesë të qëllimshme të procedurave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Vonesa e qëllimshme dhe intimidim i dëshmitarëve, SPAK rrezikon përballë politikësI ftuar në një studio televizive, Bylykbashi tha se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Mandateve, vetë kryeministri Edi Rama dha urdhrin, që nuk u bë dysh nga socialistët, që sipas tij pamundësoi edhe zhvillimin e debatit për anëtarët e opozitës. “Së pari, ajo mbledhje duhet të ishte publike, me përjashtim të atyre momenteve kur prokuroria do të kërkonte me të drejtë, do të kërkonte për ruajtjen të sekretit hetimor, të ndërpritej transmetimi live. Kjo është shumë e rëndësishme. Publiku duhet të dëgjonte se si,...