Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Problemi nr.1 është besueshmëria”/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: Bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla
Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se problemi kryesor i opozitës në tërësi është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve. Sipas tij, nëse opozita do të kishte besueshmëri te qytetarët, “lufta” e saj kundër qeverisë së Edi Ramës do të ishte më e lehtë. Kritika shprehu në veçanti edhe për Partinë Demokratike, teksa tha se nuk mund të duket sikur po bashkëpunon me Partinë Socialiste për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla, dhe më pas t’i ftojë këta të fundit për të bashkëpunuar kundër qeverisë. “Problemi kryesor që ka sot opozita, jo thjesht PD, është besueshmëria. Nëse në çdo vend evropian normal me demokraci sot, do...