Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri/ Takimi me Presidentin Begaj, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave
Kryeministri Edi Rama pritet të takojë Presidentin Bajram Begaj, ndërsa ka mbërritur tashmë në Pallatin e Brigadave. Takimi vjen kur vetëm pak ditë më parë Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ndërsa pritet sot që ndryshimet t’ia dorëzojë kreut të shtetit. Begaj ka në dispozicion shtatë ditë për dekretimin e ndryshimeve në kabinetin qeverisës, ndërsa pas kësaj ndodh votëbesimi në Kuvend. Sa i përket betimit, ai me shumë mundësi mund të ndodhë në pallatin e Brigadave, duke pasur parasysh që Presidenca është në rikonstruksion. Ndryshimet në Qeveri: Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës. Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre. Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun....
Burimi:
sot.com.al