Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka njoftuar se mbështesin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median Audiovizive. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shkruar se mirëpresin veçanërisht miratimin e nenit mbi transparencën e pronësisë së mediave. Po ashtu në postim shkruhet se ndryshimet në Ligjin për Median Audiovizive pasqyrojnë rekomandimet e OSCE në Shqipëri. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, në veçanti futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së mediave. Këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv. Vërejmë me kënaqësi se këto ndryshime reflektojnë rekomandime kyçe të Prezencës së OSBE-së, të zhvilluara në bashkëpunim...
Burimi:
javanews.al