Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve
Këtë të enjte, 26 shkurt, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt unionit. I pranishëm ishte Andreas Schieder, raportuesi për Shqipërinë, i cili shprehu shqetësimet e tij për klimën politike, duke cilësuar se ka pasur një radikalizim të fortë. Ai theksoi se prioritet i vendit tonë duhet të mbetet mbyllja e kapitujve të negociatave. Fokusi tek këto grup-kapituj bën që objektivi i 2027-ës të jetë shumë i arritshëm, siç shprehet Schieder. “Klima politike nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime lidhur me zgjedhjet, dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime lidhur me bashkëpunimin politik. Sidomos javët e fundit, ka pasur një radikalizim të fortë për ta bërë politikën në rrugë...
Burimi:
javanews.al