Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas paraqitjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe ripërsëritje të shpifjeve të propagandës ultranacionaliste serbe. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha tha se gjatë ndjekjes së procesit gjyqësor shumëvjeçar nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të vërtetojë fajësinë e të akuzuarve. “Prokuroria speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuzat më të rënda dhe kërkoi vite burg për më shumë dekada, rreth dy shekuj të marrë së bashku, për udhëheqësit më kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës. Duke qenë i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe ndaj cilitdo që e ka kryer atë, dhe...