Presioni i BE për bllokimin e negociatave detyron Ramën të mbledhë Këshillin e Mandateve, Balluku në pritje…
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve këtë javë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Vendimi vjen pas një presioni të fortë nga Bashkimi Europian, i cili ka paralajmëruar se mosveprimi mund të bllokojë ose vonojë negociatat për kapitujt e drejtësisë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Detajet Socialistët e kanë kushtëzuar datën për thirrjen e mbledhjes me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të tij në Fletoren Zyrtare. Vendimi i Kushtetueses pritet të zbardhet sot dhe po këtë ditë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi pritet të nxjerrë edhe urdhrin në të cilin do të përcaktohet data dhe ora kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të...
Burimi:
sot.com.al