Presion mbi Kuvendin/ 17 organizata kërkojnë masë disiplinore ndaj Zegjine Çaushit për gjuhë denigruese ndaj Bardhi
17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine Çaushi, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në letrën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat thonë se duke “pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.” Në seancën plenare të 19 shkurtit, deputetja socialiste i deputetit demokrat kujtoi rezultatin e dobët që Partia...
Burimi:
sot.com.al